Sherri mes vëllezërve për biznesin në Prizren përfundon me bastisje në Ferizaj– njëri në pranga, Policia sekuestron armë e municion

Një konflikt mes dy vëllezërve për çështje biznesi ka përfunduar me arrestim, bastisje në dy lokacione dhe sekuestrim të armëve e municionit.

I arrestuari është B. Sh. rreth 35 vjeç , i cili dyshohet se ka kanosur vëllain e tij, S. Sh. rreth 45 vjeç, pas një mosmarrëveshjeje lidhur me bizneset e tyre.

Sipas burimeve të Sinjalit, viktima është paraqitur në nënstacionin policor në Reçan të Prizrenit, ku ka raportuar se ishte kërcënuar nga vëllai i tij.

Pas denoncimit dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit, Policia ka zhvilluar bastisje në dy prona të të dyshuarit, njëra në Ferizaj dhe tjetra në fshatin Koshare.

Gjatë kontrolleve janë sekuestruar:


një pushkë gjuetie;
një pushkë ajrore e dëmtuar;
31 fishekë të pushkës së gjuetisë;
një karikator;
dy këllëfë pistoletash;
një thikë;
një jelek gjuetie.
Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se pas përfundimit të veprimeve hetimore, ndaj B. Sh. është iniciuar procedurë për veprat penale “Kanosje” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Me vendim të Prokurorit kujdestar, B. Sh. është dërguar në ndalim për 48 orë, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rastit janë në vazhdim.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit