Videoja e ekzekutimit në Sidnej publikohet me pretendimin se pas saj qëndron “mafia shqiptare”

Policia australiane ka ngritur alarmin për një fazë të re të krimit të organizuar, pasi autorët e një vrasjeje në Sidnej përdorën një dron për të filmuar ekzekutimin dhe më pas i publikuan pamjet në internet.

Viktima, Jack Cheung, 35 vjeç, u qëllua për vdekje jashtë shtëpisë së tij në Carlingford, në veriperëndim të Sidnejt, të mërkurën rreth orës 05:30.

Trupi i tij u gjet rreth 90 minuta më vonë nga disa punëtorë që kishin shkuar në banesë për të kryer punime hidraulike.

Pas ngjarjes, Policia e New South Wales u bëri thirrje qytetarëve të dorëzonin pamje nga kamerat e sigurisë dhe kamerat e automjeteve. Megjithatë, vetëm disa orë më vonë, në rrjetet sociale u publikuan pamje ajrore të realizuara me dron, ku shihej autori duke iu afruar viktimës dhe duke e qëlluar.

Videoja ishte shoqëruar me një mesazh ku pretendohej se pamjet ishin publikuar nga “mafia shqiptare”.

Zëvendëskomisioneri i Policisë, Scott Cook, e cilësoi rastin shqetësues, duke thënë se bëhet fjalë për “një epokë të re në krimin e organizuar”.

Edhe shefi i Policisë së NSW-së, Mal Lanyon, paralajmëroi se publikimi i pamjeve të tilla mund të nxisë persona të tjerë të ndërmarrin krime të ngjashme. Megjithatë, ai theksoi se materialet e publikuara mund t’i ndihmojnë autoritetet gjatë hetimeve.

Hetuesit kanë zbuluar gjithashtu një pajisje gjurmimi GPS të vendosur në makinën e viktimës, duke ngritur dyshime se Cheung ishte ndjekur përpara se të binte në pritë.

Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë se autori mbërriti me një automjet SUV dhe u largua nga vendi i ngjarjes pas vetëm tre minutash. Policia po vazhdon kërkimet për të dyshuarin dhe automjetin e përdorur.

Sipas raportimeve të mediave australiane, vëllai i viktimës dyshohet se është pjesëtar i një grupi kriminal të njohur në Sidnej. Hetuesit po shqyrtojnë mundësinë që vrasja të lidhet me konfliktet mes bandave, ndonëse kjo ende nuk është konfirmuar.

Policia ka bërë të ditur se viktima ishte i njohur për autoritetet dhe se muajin e kaluar ishte paraqitur në gjykatë për posedim të paligjshëm të një arme.

Autoritetet besojnë se sulmi ishte i planifikuar dhe jo i rastësishëm, ndërsa kanë siguruar qytetarët se aktualisht nuk ka kërcënim të vazhdueshëm për publikun.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit