Ismet Beqiri kërkon largimin e Lumir Abdixhikut: LDK nuk është pronë private, duhet të shkojë në zgjedhje

Ismet Beqiri nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar për zhvillimet në parti.

Ai ka thënë se LDK-ja duhet të shkojë në zgjedhje në të gjitha nivelet e saj, duke kërkuar largimin e Lumir Abdixhikut.

Beqiri tha se ka qenë tradite që kryetari të marrë përgjegjësi për rezultatin.


“Është krijuar një standard në LDK, kur i humb zgjedhjet Kryetari lëshon rrugë si përgjegjësi kryesor e pastaj edhe të tjerët. LDK duhet të shkoj në zgjedhje të reja në të gjitha nivelet. LDK nuk është pronë private. LDK është e qytetarëve të Kosovës, e anëtarëve të saj; është aset kombëtar”, ka thënë ndër tjerash Beqiri.

Përndryshe, kryetari LDK-së Lumir Abdixhiku pas deponimit të nënshkrimeve nga disa delegatë për kuvend të ri zgjedhor, ka thënë se ka autorizuar sekretariatin të fillojë përgatitjet për një Kuvend të tillë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit