Lumir Abdixhiku humb besimin e 4 nga 5 degët e Prishtinës, kërkohet shkarkimi i tij

Lidhja Demokratike e Kosovës ka hyrë në një prej krizave më të thella e më dramatike të viteve të fundit. Ajo që nisi si një pakënaqësi e heshtur brenda strukturave, tashmë ka shpërthyer hapur në bastionin kryesor të partisë: kryetari Lumir Abdixhiku ka humbur zyrtarisht besimin e shumicës së degëve në Prishtinë.

Burime të besueshme brenda partisë bëjnë të ditur se delegatët e Degës 1, Degës 2, Degës 4 dhe Degës 5 në kryeqytet janë mobilizuar plotësisht kundër liderit aktual.

Sipas këtyre burimeve, shumica absolute e delegatëve të këtyre katër degëve tashmë kanë hedhur nënshkrimet e tyre në mocionin që kërkon thirrjen e jashtëzakonshme të Kuvendit të LDK-së, me qëllim shqyrtimin e pozitës dhe shkarkimin e Abdixhikut nga posti i kryetarit.


Një ditë më parë, kryetari Lumir Abdixhiku reagoi publikisht ndaj lëvizjeve të fundit brenda strukturave që kërkojnë thirrjen e Kuvendit të LDK-së.

Në adresimin e tij, Abdixhiku konfirmoi se janë dorëzuar 148 nënshkrime, ndonëse theksoi se ato ende nuk janë verifikuar zyrtarisht.

Ai nuk i fshehu shqetësimet se kjo nismë mund të ketë pasoja fatale jo vetëm për shtëpinë e tij politike, por edhe për stabilitetin institucional të vendit.


“Ky proces mund të na dëmtojë, të jetë i pariparueshëm nga brenda dhe ta lërë Kosovën pa institucione dhe potentisalisht përballë zgjedhjeve të reja në vjeshtë”, ka deklaruar Abdixhiku.

Kreu i LDK-së u tregua mjaft kritik ndaj mënyrës se si është iniciuar kjo kërkesë dhe ndaj pretendimeve të atyre që po udhëheqin këtë lëvizje — ku tashmë bëjnë pjesë edhe shumica e delegatëve të Prishtinës. Sipas tij, partia po tenton të shndërrohet në një arenë luftimi për interesa personale.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit