Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në aksin Elbasan–Librazhd, në fshatin Mengël, ku një 19-vjeçar ka humbur jetën.
Sipas informacioneve paraprake, automjeti që drejtohej nga shtetasi K. B., 19 vjeç, ka dalë nga rruga, duke shkaktuar pasoja fatale për drejtuesin e mjetit.
Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.








