Në zyret qendrore të LDK’së, të mërkurën, janë dorëzuar nënshkrimet për shkarkimin e kryetarit, Lumir Abdixhiku.
Megjithëse, nënshkrimet për thirrjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm të LDK-së janë siguruar nga delegatë të degëve të LDK’së, Gazeta mëson se ka filluar një presion ndaj delegatëve që kanë nënshkruar këtë nismë.
Sipas burimeve, presioni më i madh ndaj delegatëve që kanë nënshkruar është ushtruar në degët e Podujevës dhe Vushtrrisë.
Sipas këtyre burimeve, në këto dy degë disa delegatë janë përballur me presion. Ata janë kontaktuar nga partia duke iu bërë pyetjet të tilla si: pse keni nënshkruar? kush ju ka thanë me nënshkru?
Sipas Statutit të LDK-së, Kuvendi thirret edhe atëherë kur këtë e kërkon 1/3 (një e treta) e delegatëve që e përbëjnë Kuvendin. Kuvendi i thirrur sipas paragrafit paraprak mbahet në afatin prej 60 ditësh nga dita kur është shtruar kërkesa me shkrim.








