Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur në një video-adresim se janë deponuar 148 nënshkrime në parti, të cilat kërkojnë mbajtjen e Kuvendit të ri zgjedhor të LDK-së dhe shkarkimin e tij nga pozita e kryetarit.
Megjithatë, deputeti i zgjedhur i LDK-së, Armend Zemaj, ka dhënë një shifër tjetër, duke deklaruar se numri i nënshkrimeve të deponuara është 151.
“151 nënshkrime janë”, ka thënë shkurt Zemaj.
Ndërkohë, Abdixhiku ka deklaruar se përgatitjet për Kuvendin e ri partiak do të nisin pasi të përfundojë procesi i verifikimit të nënshkrimeve.
Ai ka thënë se nuk e ka dashur një situatë të tillë, duke shtuar se ky proces mund ta dëmtojë LDK-në.








