Abdixhiku ndërpret bisedimet me Kurtin: Mandati im është në diskutim, qytetarët dhe LDK-ja do të dëmtohen më së shumti

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur se do t’i ndërpresë negociatat për formimin e institucioneve, pas nismës së brendshme në parti për thirrjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm.

Në një adresim publik, Abdixhiku ka treguar se pas mbledhjes së nënshkrimeve brenda LDK-së do të mbahet Kuvendi i Jashtëzakonshëm, ndonëse ka theksuar se janë edhe 207 delegatë që nuk i janë bashkuar kësaj nisme.

Pas kësaj situate, kreu i LDK-së ka deklaruar se nuk mund të vazhdojë negociatat në emër të partisë, përderisa mandati i tij është vënë në diskutim nga brenda subjektit politik.


Ai ka thënë se vendimi për ndërprerjen e angazhimeve për formimin e institucioneve është i domosdoshëm për shkak të rrethanave të krijuara.

“Më duhet t’i njoftoj qytetarët e vendit tim që për shkak të kësaj nisme detyrohem t’i ndërpres të gjitha angazhimet për formimin e institucioneve të Republikës së Kosovës, për të cilat kemi punuar tash e kësaj kohe. Në këto rrethana, për shkak të kësaj nisme, nuk do të ishte aq serioze dhe aq e përgjegjshme që unë të vazhdoja të negocioja në emër të LDK-së, ndërkohë që mandati im është vënë në diskutim nga brenda shtëpisë sime”, ka deklaruar Abdixhiku.

Sipas tij, nga kjo situatë më së shumti rrezikojnë të dëmtohen qytetarët dhe vetë LDK-ja.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit