Pacolli akuzon Muhaxherin për deponinë e Sferkës: Hykmete Bajrami të mos derdhë lot krokodili

Ministrja e Mjedisit në detyrë, Fitore Pacolli, ka drejtuar akuza ndaj kryetarit të Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, lidhur me gjendjen e deponisë në fshatin Sferkë.

Pacolli ka kritikuar edhe deputeten e LDK-së, Hykmete Bajrami, duke i kërkuar që përgjegjësinë për këtë çështje t’ia kërkojë bashkëpartiakut të saj, i cili sipas saj është përgjegjës për menaxhimin e kësaj deponie.

Sipas ministres së Mjedisit, tashmë janë ndërmarrë hapa drejt një zgjidhjeje të qëndrueshme për problemin e deponisë së Sferkës.

Në reagimin e saj, Pacolli i është drejtuar drejtpërdrejt nënkryetares së LDK-së, Hykmete Bajrami, duke e akuzuar se po përpiqet të zhvendosë përgjegjësinë.

“E nderuara nënkryetare e LDK-së, Hykmete Bajrami, bashkëpunëtore e ngushtë me njeriun që është përgjegjës për Deponinë e Sferkës, Gazmend Muhaxheri!

Në vend se të derdhësh lotë krokodili duke përdorur fjalë melankolike për gjendjen në Deponinë e Sferkës, pra vendlindjes tënde, është mirë të flasësh me zotin Muhaxheri, i cili ka nën menaxhim këtë deponi”, ka shkruar Pacolli.


Ajo ka thënë se përpjekjet për ta lidhur situatën aktuale me procese që, sipas saj, nuk kanë të bëjnë me menaxhimin e tanishëm të deponisë, nuk e largojnë përgjegjësinë nga drejtuesit lokalë.

“Përpjekja për ta manipuluar publikun me procese që nuk kanë fare lidhje me menaxhimin aktual të deponisë, siç është investimi që po përgatitet nga KMDK-ja e Qeveria për ta trajtuar këtë situatë, nuk mund ta shkarkojë përgjegjësinë që ka bashkëpartiaku yt në krye të Komunës së Pejës”, ka deklaruar ajo.


Pacolli ka shtuar se është e lehtë që përgjegjësia të shpërndahet te ata që po përpiqen ta zgjidhin problemin, ndërsa ka kërkuar që të kërkohet llogari nga drejtuesit që, sipas saj, kanë kompetencë për menaxhimin e deponisë.

“Është fort e kollajshme që si një centrifugë të provosh ta shpërndash fajin tek ata që po përpiqen ta adresojnë këtë situatë, vetëm për ta mjegulluar përgjegjësinë për menaxhim të kësaj deponie. Nëse të dhemb shpirti për vendlindjen siç e thua, do i shkoje në zyrë kryetarit të Pejës për ta pyetur pse nuk ndërmerr asnjë hap për ta trajtuar sado pak këtë deponi”, ka shkruar Pacolli.


Në fund, ministrja ka siguruar se institucionet qendrore kanë ndërmarrë hapa për një zgjidhje afatgjatë të problemit.

“Në anën tjetër ne ju sigurojmë që kemi bërë hapa drejt zgjidhjes së qëndrueshme të çështjes së deponisë së Sferkës”, ka përfunduar reagimi i saj.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit