Influencuesja Dolce ka rrëmbyer edhe një herë vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale me postimin e saj më të fundit në Instagram.
Ajo ka publikuar një seri fotografish nga një ditë relaksi në bregdet, ku shfaqet me bikini pranë detit, duke ekspozuar format dhe stilin e saj, shkruan Indeksonline.
Krahas imazheve, Dolce ka ndarë edhe një mesazh në gjuhën angleze: “Don’t come around me with low confidence because I believe I can fly”, duke lënë të kuptohet rëndësinë që i kushton vetëbesimit dhe energjisë pozitive.
Postimi i saj ka marrë menjëherë një numër të madh pëlqimesh dhe komentesh nga ndjekësit, të cilët kanë vlerësuar si paraqitjen e saj, ashtu edhe mesazhin motivues që ka zgjedhur të përcjellë.











