Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka pranuar të përgjigjet në pyetjet e gazetarëve se kur do t’i thërrasë sërish partitë politike në takim.
I pyetur nga gazetarët për këtë çështje, Kurti tha se fokusi i tij në këtë moment është te çështjet e energjisë.
“Që këtu jemi për çështje të energjisë”, tha Kurti.








