Arben Gashi kërkon mbledhjen e Kuvendit të LDK-së: Pas tri zgjedhjeve duhet reflektim dhe votëbesim

Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi, ka bërë thirrje për mbledhjen e Kuvendit të partisë dhe ngritjen e çështjes së votëbesimit, duke e cilësuar këtë si një ushtrim të demokracisë së brendshme dhe të përgjegjësisë politike.

Përmes një reagimi publik, Gashi theksoi se LDK-ja është “një ideal, një histori dhe një përgjegjësi ndaj Kosovës”, duke vlerësuar se partia duhet të zhvillojë një proces reflektimi pas tri proceseve zgjedhore.

Sipas tij, mesazhi i elektoratit është i qartë dhe kërkon reflektim, vendimmarrje dhe një vizion të ri për rikthimin e LDK-së si forcë udhëheqëse në vend.


“Kërkesa për mbledhjen e Kuvendit të LDK-së dhe ngritjen e çështjes së votëbesimit është ushtrim i demokracisë së brendshme dhe i përgjegjësisë politike”, ka deklaruar Gashi.

Ai ka theksuar se kjo nuk është një betejë kundër një individi, por një kërkesë për vendosjen e standardeve më të larta politike, llogaridhënie dhe ndërtimin e një LDK-je më të fortë.

Gashi ka nënvizuar se Kuvendi i partisë është institucioni ku duhet të vendoset për drejtimin e ardhshëm të LDK-së, duke kërkuar që vendimet të merren “me guxim, përgjegjësi dhe vizion”.


Në fund të reagimit të tij, deputeti i zgjedhur është shprehur në favor të një LDK-je që, sipas tij, “bashkon, udhëheq dhe fiton përsëri”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit