Al Petrol dhe Benita Corporation, dy kompanitë e derivateve që u zunë duke bërë dallavere me naftë në kohë krize

Për shkak të krizës së naftës si pasojë e luftës së SHBA’së dhe Izraelit me Iranin, çmimi i derivateve të naftës ishte ngritur në gjithë botën, ku në Kosovë ishin vërejtur tendenca me abuzim të çmimeve nga kompanitë që merren me shitjen me shumicë dhe pakicë të këtyre derivateve.

Për ta parandaluar fenomenin e abuzimit, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë kishte marrë vendim që të përcaktojë marzhën e çmimit maksimal ditor për shitjen e litrit të naftës.

Al Petrol dhe Benita Corporation ishin dy ndër disa kompanitë e produkteve të naftës që kishin shitur naftën më lart sesa çmimi i lejuar.

Veriu.info kishte publikuar një procesverbal të inspektimit të Inspektoratit Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë të datës 3 prill 2026, me të cilin është konstatuar se kompania “Benita Corporation” Sh.P.K kishte tejkaluar marzhën tregtare maksimale të lejuar për shitje me pakicë dhe shumicë të derivateve të naftës.

“Benita Corporation” është në pronësi të plotë të Nexhat Kalludrës, në bazë të të dhënave të Agjencisë së Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës (ARBK).

Për shkak të shkeljes së Ligjit për Tregtinë me Produkte të Naftës, IQMT më datë 5 maj 2026 kishte iniciuar procedurën kundërvajtëse ndaj “Benita Corporation” në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Gazeta Insajderi iu është drejtuar me pyetje kompanisë, të cilët kanë pretenduar se kompania s’ka tejkaluar kufirin maksimal të lejuar për derivatet e naftës.

Lidhur me çështjen të cilës i jeni referuar, ne vlerësojmë se çmimet nuk kanë tejkaluar kufirin maksimal të lejuar. Gjatë gjithë periudhës përkatëse, kompania jonë ka respektuar në mënyrë të vazhdueshme kufijtë maksimalë të përcaktuar. Për rrjedhojë, konsiderojmë se kemi vepruar në përputhje të plotë me legjislacionin në fuqi, si dhe me çdo vendim dhe akt nënligjor që rregullon përcaktimin e çmimeve maksimale. Për këtë arsye, mbetemi në pritje të vendimit të gjykatës dhe kemi besim se ai do të konfirmojë ligjshmërinë e veprimeve tona“, kanë thënë nga kjo kompani.

Për të njëjtën çështje për kundërvajtje është proceduar nga Gjykatë nga ministria edhe kompania e derivateve Al Petrol.

Më saktësisht, Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut i Ministrisë së Tregtisë ka nisur dy lëndë për në Gjykatën Themelore në Prishtinë kundër kompanisë “Al Petrol” me pronar biznesmenin Shaip Mikullovci.

Me procesverbalin e datës 24 mars 2026, inspektorët e tregut kanë konstatuar se “Al Petrol” Sh.P.K. ka shkelur marzhën tregtare maksimale të lejuar për shitje me pakicë për dizel e benzinë.

E njëjta kompani del të jetë recidiviste e abuzimit me çmime në kohë krize, duke mos respektuar vendimet e organeve shtetërore për çmim maksimal të shitjes së derivateve të naftës. Kjo pasi që edhe vitin e kaluar “Al Petrol” ishte zënë duke bërë tejkalim të çmimit maksimal të shitjes me pakicë të produkteve të naftës.

Ndryshe, 100% të aksioneve në kompaninë “Al Petrol” Sh.P.K. i zotëron kompania CDI -Kosovo L.L.C., ku në këtë të fundit Shaip Mikullovci është pronar i 93% të aksioneve, kurse Ylber Kuraja me 7%.

Gazeta Insajderi iu është drejtuar me pyetje kësaj kompanie, mirëpo deri në momentin e publikimit të artikullit s’ka marrë ndonjë përgjigje.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit