Ish-kandidati për deputet nga radhët e PDK’së, Rrustem Mustafa, i njohur me nofkën Komandant ‘Remi’, ka reaguar pas deklaratave fashiste të ministres serbe, Snezhana Paunoviq.
Mustafa ka thënë se derisa ministrat në Beograd premtojnë hapur spastrimin e Kosovës, në Prishtinë pushtetarët “vrapojnë në Hagë me dëshmi e shpifje kundër UÇK-së”.
“Liria është e përbashkët, por turpi mbetet individual. Ndërsa në Beograd ministrat premtojnë hapur spastrimin e Kosovës, në Prishtinë pushtetarët tanë vrapojnë në Hagë me dëshmi e shpifje kundër UÇK-së. Brezi i lirisë i fali ata që dikur hezituan, por historia nuk do t’i falë ata që sot shpifin kundër çlirimtarëve për të mbajtur karriget e veta”, ka deklaruar “Remi”.
Ministrja serbe ka deklaruar se po të ishte në vend të Sllobodan Millosheviqit, do ta përfundonte spastrimin etnik në Kosovë.








