Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj Skender Krasniqit, duke e dënuar me një dënim unik prej 24 vjet burgim për vrasjen e F.Z., të ndodhur në gusht të vitit 2024 në fshatin Zllakuqan të Lipjanit.
Në vendimin e shpallur të mërkurën, trupi gjykues mori vendim që t’ia rikualifikojë veprën penale të akuzuarit nga “Vrasje e rëndë” në “Vrasje”.
Gykata ka specifikuar masat ndaj të akuzuarit duke bërë bashkimin e dënimeve për dy vepra penale: Për veprën penale “Vrasje” (pas rikualifikimit nga vrasje e rëndë): Krasniqi u dënua me 22 vjet burgim, për armëmbajtje pa leje: I akuzuari u dënua me 2 vjet e 6 muaj burgim.
Ngjarja tragjike kishte ndodhur në gusht të vitit 2024 në fshatin Zllakuqan të Lipjanit.
Konflikti që çoi në vrasjen e F.Z. kishte nisur pas një mosmarrëveshjeje të çastit që kishin pasur fëmijët e palëve të përfshira.








