Kryetari i Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi, është parë të mërkurën duke hyrë në objektin e Prokurorisë Speciale të Kosovës.
Sipas raportimeve, Thaçi dyshohet se është paraqitur në këtë institucion për intervistim, por deri më tani nuk janë dhënë detaje lidhur me arsyen e mundshme të paraqitjes së tij apo cilësinë në të cilën është ftuar.








