Shqipëria përmbyll kapituj të rinj me BE-në, Haradinaj: Kosova po mbetet prapa nga një mendësi destruktive

Ish-kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas përmbylljes së tre kapitujve të rinj negociues të Shqipërisë në kuadër të procesit për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Haradinaj ka thënë se ky zhvillim është një arritje që dëshmon se me vizion dhe angazhim institucional, integrimi evropian është i arritshëm.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka theksuar se çdo sukses i Shqipërisë është lajm i mirë për të gjithë shqiptarët.

“Ky zhvillim duhet të na bëjë të reflektojmë edhe në Kosovë. Derisa vendet e rajonit po avancojnë në rrugën e tyre integruese, ne po vazhdojmë të mbetemi prapa për shkak të një mendësie qeverisëse destruktive dhe izolimit në raport me partnerët tanë ndërkombëtarë”, ka shkruar Haradinaj.

Ai ka uruar Shqipërinë për këtë hap të rëndësishëm, duke bërë thirrje që edhe Kosova ta rikthejë perspektivën euroatlantike.

“Urime Shqipërisë për këtë hap të rëndësishëm! Uroj që edhe Kosova ta rikthejë perspektivën për integrim euroatlantik, e jo të shohë se si të tjerët ecin përpara, ndërsa ne vazhdojmë të ngecim”, ka përfunduar Haradinaj.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit