Ramadani: Policët po paguajnë nga xhepi servisimin e veturave zyrtare

Deputeti i zgjedhur i Aleancës, Burim Ramadani, ka ngritur shqetësimin për kushtet në të cilat po punojnë pjesëtarët e Policisë së Kosovës, duke pretenduar se disa prej tyre po detyrohen t’i servisojnë veturat zyrtare me paratë e tyre.

Ramadani tha se për shkak të vonesave në procedurat e tenderimit, veturat e policisë kanë mbetur për muaj të tërë pa servis.

“Polici i Kosovës me pasë gajle qysh me ja bërë servisin kerrit të policisë se që nëntë muaj s’kanë bërë servis të kerreve të policisë se dikush s’u marr vesh për tender me muaj edhe shkojnë policët e Kosovës, vëllezërit e motrat tonë me pare të veta prej asaj rroge të vogël shkojnë ja bëjnë servisin kerreve të policisë”, deklaroi Ramadani.

Ai kritikoi edhe gjendjen e përgjithshme në sektorin e sigurisë, duke thënë se institucionet duhet të investojnë më shumë në Policinë e Kosovës dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës, duke siguruar pajisje, uniforma dhe mbështetjen e nevojshme për kryerjen e detyrave.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit