Komisioni Qendror i Zgjedhjeve(KQZ) ka mbajtur mbledhje në formë elektronike, ku edhe ka ndarë mjete financiare për subjektet poltiike.
Përfituesja më e madhe është Lëvizja Vetëvendosje, si partia me numrin më të madh të deputetëve pas zgjedhjeve të 7 qershorit.
Sipas vendimit të KQZ-së, LVV-ja me 49 deputetë do të përfitojë 881.253 mijë euro nga fondi për mbështetjen e partive të përfaqësuara në Kuvend.
KQZ-ja, në mbledhjen e së martës, ka bërë të ditur se mjetet financiare janë ndarë për periudhën 9 korrik – 31 dhjetor 2026.
“Pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës, 10% e fondit për mbështetjen e punës së deputetëve/grupeve parlamentare do të ndahet me vendim të veçantë të KQZ-së”, ka bërë të ditur KQZ-ja.
Partia Demokratike e Kosovës (PDK), e cila ka 22 deputetë, është përfituesja e dytë me 381.895 mijë euro, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), me 18 deputetë, do të marrë 312.460 mijë euro.
Lista Serbe, me nëntë deputetë, do të përfitojë 156.230 mijë euro, ndërsa Aleanca me shtatë deputetë ka marrë 121.512 mijë euro.









