E dekretoi Zejnulla Gashin për kryeprokuror, vjen reagimi i Albulena Haxhiut

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim Zejnulla Gashin, të cilit i ka dorëzuar dekretin për emërimin në detyrën e Kryeprokurorit të Shtetit.

Sipas Haxhiut, vendimi është marrë pas pranimit të propozimit dhe dokumentacionit nga Këshilli Prokurorial i Kosovës, si dhe pas një shqyrtimi të kujdesshëm dhe gjithëpërfshirës të materialeve të dorëzuara. Ajo ka bërë të ditur se në proces janë marrë parasysh edhe informacionet relevante të siguruara nga institucionet kompetente të sigurisë, si dhe raportet e organizatave që kanë monitoruar procesin e përzgjedhjes.

Haxhiu ka theksuar se, duke pasur parasysh rëndësinë e funksionit të Kryeprokurorit të Shtetit dhe nevojën për funksionalizimin e plotë të institucioneve të drejtësisë, ka vepruar në përputhje me përgjegjësitë kushtetuese dhe ligjore.

Me këtë rast, ajo i ka uruar Gashit suksese në ushtrimin e detyrës, duke e cilësuar pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit si një nga shtyllat kryesore të sundimit të ligjit dhe mbrojtjes së rendit kushtetues.

Haxhiu ka theksuar se lufta kundër krimit të organizuar, korrupsionit, ndjekja e kriminelëve të luftës, dhunuesve dhe të gjitha formave të kriminalitetit duhet të marrin përgjigje të vendosur nga organi i akuzës.

Ajo ka shprehur pritjen që Kryeprokurori i ri, Zejnulla Gashi, ta ushtrojë detyrën me integritet të lartë profesional dhe moral, paanshmëri dhe guxim, duke vepruar gjithmonë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës, si dhe me përkushtim ndaj shtetit dhe qytetarëve.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit