Avokati Gazmend Halilaj ka reaguar me një postim në rrjetet sociale, duke pretenduar se ish-presidentja Vjosa Osmani ka humbur betejën juridike ndaj tij dhe Halil Gecit, i njohur si “Baca Lilë”, shkruan GazetaKosova.net
Sipas Halilajt, përveç humbjes në zgjedhje, Osmani ka pësuar humbje edhe në procedurat juridike pranë Prokurorisë Speciale.
“Humbja e zgjedhjeve për ish-presidenten znj. Vjosa Osmani nuk është e vetmja. Ajo humbi edhe betejën juridike pranë Prokurorisë Speciale me mua dhe Bacën Lilë. Si presidente, në muajin mars u mundua ta burgoste Bacën Lilë, por koha dëshmoi se Baca Lilë ishte i pastër si loti”, ka shkruar Halilaj.
Halilaj në reagimin e tij i referohet Halil Gecit, i njohur si “Baca Lilë”, duke pretenduar se zhvillimet juridike kanë dëshmuar pafajësinë e tij.








