Pse ishte Osmani në takimin e Abdixhikut me Kurtin? – Flet sekretari i LDK-së

Sekretari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ilir Ferati, ka sqaruar arsyet e pjesëmarrjes së Vjosa Osmanit në takimin e zhvilluar mes kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku, dhe kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.


I pyetur nga gazetarët nëse kryesia e partisë e kishte autorizuar zonjën Osmani për ta përfaqësuar LDK-në në këtë takim, apo nëse ky ishte një vendim personal i kryetarit, Ferati u shpreh se përzgjedhja e ekipit është kompetencë e plotë e liderit të partisë.

“Kryetari Abdixhiku ka mandat të plotë të përfaqësimit të LDK-së dhe e merr këdo që e sheh të arsyeshme se mund t’ia plotësojë tavolinën e negociatave. Në këtë rast e ka marrë bartësen e listës, gjë që është absolutisht legjitime sepse ajo ka qenë – po e ritheksoj – e votuar prej Këshillit të Përgjithshëm, që është organ vendimmarrës mes dy kuvendeve”, deklaroi Ferati.


Sipas sekretarit të LDK-së, prania e Osmanit në bisedime nuk ka nevojë për autorizime të veçanta specifike, pasi pozita e saj si bartëse e listës dhe votimi nga Këshilli i Përgjithshëm i japin legjitimitet të plotë për të qenë pjesë e proceseve negociuese të udhëhequra nga kryetari Abdixhiku.

Mes tjerash, ai është shprehur se “Zonja Osmani është prezente në zyrë të LDK’së në baza ditore. Ka qenë bartëse e Listës së LDK’së“.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit