Zaimina Vasjari ka zgjedhur një mënyrë krejt ndryshe dhe plot humor për t’iu përgjigjur kuriozitetit të fansave rreth karrierës së saj.
Këngëtarja ka ndarë me ndjekësit disa foto nga një moment relaksi në det, ku shfaqet duke notuar dhe duke shijuar bukurinë e ujit.
“Please stop asking me about my career. I am a mermaid” – ka shkruar ajo krahas postimit, duke lënë të kuptohet me humor se aktualisht po shijon më shumë qetësinë, relaksin dhe momentet personale, sesa zhurmën e skenës.
Postimi i saj ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve, ndërsa bukuroshja ka zgjedhur të shfaqë edhe asetet e saj të bujshme trupore, duke marrë reagime të shumta nga publiku.









