Lirimi me kusht i Thaçit, Specialja: Vendimi i takon vetëm gjyqtarit

Nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë lidhur me kërkesën e mbrojtjes së Hashim Thaçit për lirim me kusht dhe ofrim të disa garancive përfshirë edhe dorëzanin prej 50 mijë euro, është thënë se vendimi i takon vetëm gjyqtarit.

“Është gjykatësi i vetëm ai që vendos për paraburgimin në përputhje me ligjin dhe rregulloren. Gjykatësi i vetëm do të lëshojë vendim lidhur me këtë në kohën e duhur së bashku me arsyetimin për këtë vendim. Lirimi me kusht i Thaçit, Specialja: Vendimi i takon vetëm gjyqtarit”, thuhet në përgjigjen e Gjykatës Speciale.


Përveç garancisë prej 50 mijë eurosh, thuhet se Thaçi nuk do të largohet nga territori i Kosovës dhe se ai do të dorëzojë pasaportën dhe çdo dokument tjetër udhëtimi.

Gjithashtu thuhet se Thaçi do të përmbahet nga bërja e çdo deklarate publike, drejtpërdrejt ose tërthorazi në media dhe, ose në rrjetet sociale, si dhe, ai nuk do të diskutojë përmbajtjen e çështjes së tij me askënd, përveç anëtarëve të caktuar të ekipit të tij mbrojtës.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit