Këngëtari dhe humanisti, Labinot Tahiri ka njoftuar se me ndihmën e shqiptarëve, janë mbledhur mbi 50 mijë euro për trajtimin e nevojshëm të sëmundjes me të cilën po përballet, ish-politikani njëherit edhe ish-ushtarit të UÇK-së, Gani Koci.
Ai ka falenderuar të gjithë kontributdhënësit, veçanërisht diasporën , duke theksuar se ajo ka qenë shtylla kryesore e solidaritetit ndër vite.
“Diaspora ime e pa ndalshme dhe e pa thyer politikisht, kombetarisht dhe shpirtnisht për atdhe; faleminderit , faleminderit, faleminderit pa fund që kontribuat tani e 60 vite pa u ndalur, se donacionet e mdha në çdo familje dhe ne Gofondme zakonisht deponohen nga gurbetqarët.
“Faleminderit qytetari im shqiptar në Kosovë dhe troje tona që kontribuat dhe kontriboni sa herë , edhe pse vet e dini se; neser me pas kancer nuk mund te sherohesh në Kosovë se nuk ke as barna edhe pse MJEEKËT tanë e japin edhe jeten për ne, ama ju përseri nuk u dorzuat dhe kontribuat për te gjithë”, tha ai..
Në fund, Tahiri i uroi shërim të shpejt Kocit, teksa i premtoi mbështetje të vazhdueshme.
“BACA GANI, të uroj shërim të shpejtë dhe qofsh me jetë të gjatë. E di që sot i kemi bërë krenar të gjithë veteranët me këtë lajm sepse duhet ta dinë mirë që dje në luftë ju dhe shokët sakrifikuat për mua dhe 2 mlion banorë shqiptar në Kosovë”, tha ai.








