Konjufca mirëpret emërimin e Schübel si përfaqësues i BE-së në Kosovë, kërkon thellim të bashkëpunimit

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Kosovës, Glauk Konjufca, ka uruar Dirk Schübel pas emërimit të tij në pozitën e Përfaqësuesit të Posaçëm të Bashkimit Evropian në Kosovë.

Përmes një reagimi publik, Konjufca i ka dëshiruar sukses Schübel në detyrën e re, duke shprehur gatishmërinë e institucioneve të Kosovës për të bashkëpunuar në forcimin e marrëdhënieve me Bashkimin Evropian.

Ai ka theksuar se Kosova mbetet e përkushtuar ndaj procesit të integrimit evropian, zbatimit të reformave dhe promovimit të vlerave të përbashkëta me BE-në.

“Republika e Kosovës mbetet fuqishëm e përkushtuar ndaj rrugës së saj evropiane, agjendës së reformave dhe vlerave mbi të cilat bazohet Bashkimi Evropian”, ka shkruar Konjufca në platformën “X”.

Emërimi i Schübel pritet të shoqërohet me vazhdimin e angazhimit të BE-së në Kosovë, veçanërisht në proceset politike, reformat dhe dialogun për normalizimin e marrëdhënieve në rajon.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit