LDK në Rahovec kërkon Kuvend të jashtëzakonshëm për shkarkimin e kryetarit

Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Rahovec ka kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve në të gjitha nivelet e partisë pas rezultatit të zgjedhjeve të fundit, ndërsa ka konfirmuar se ka dhënë nënshkrimet për thirrjen e Kuvendit të jashtëzakonshëm të LDK-së për shkarkimin e kryetarit Lumir Abdixhiku.


Kryetari i degës së LDK-së në Rahovec, Burim Krasniqi, tha se dega që ai drejton ka kërkuar zgjedhje në të gjitha strukturat e LDK-së, nga nëndegët deri në nivelin qendror.

“Dega jonë në Rahovec kemi kërkuar që zgjedhjet të mbahen në të gjitha strukturat e LDK-së, degët, nëndegët dhe në nivel qendror për shkak të rezultatit jo të mirë zgjedhor. Dega jonë ka dhënë nënshkrimet (për thirrjen e Kuvendit të jashtëzakonshëm të LDK-së për shkarkimin e kryetarit të LDK-së Lumir Abdixhiku)”, tha Krasniqi.


I pyetur nëse nënshkrimet do të dorëzohen nesër, pas raportimeve në media, ai tha se një gjë e tillë mund të ndodhë.

“Mund të ndodhë që i dorëzojmë nesër”, tha ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit