Lëvizja e Ledrit dhe Xhensilës në Instagram ndez aludimet për një krisje mes tyre

Një lëvizje e papritur në rrjetet sociale ka rikthyer në qendër të vëmendjes raportin mes Ledri Vulës dhe Xhensila Myrtezajt, duke nxitur spekulime për një krisje të mundshme mes dy artistëve.

Dy yjet e estradës kanë hequr njëri-tjetrin nga lista e ndjekësve në Instagram (unfollow), një veprim që ka ngritur pikëpyetje nëse marrëdhënia e tyre ka pësuar ndryshime.

Sipas burimeve të sigurta të Prive By LS, raporti mes Ledrit dhe Xhensilës nuk ka qenë prej kohësh si më parë. Të njëjtat burime bëjnë të ditur se tensionet ose ftohja mes tyre kanë nisur më herët, megjithëse vetëm tani janë bërë të dukshme për publikun përmes këtij veprimi në rrjetet sociale.

Ajo që e bën edhe më interesante këtë situatë është koha kur ndodhi ky “unfollow”.

Lëvizja erdhi pikërisht një ditë pas ditëlindjes së 40-të të Ledri Vulës. Ndërsa ndjekësit prisnin me kureshtje një urim publik nga Xhensila, ai jo vetëm që mungoi, por menjëherë pas ditëlindjes u vu re se dy artistët nuk ndiqnin më njëri-tjetrin në Instagram.

Kujtojmë se Ledri dhe Xhensila kanë qenë në qendër të vëmendjes gjatë rreth një viti të fundit për shkak të afrimitetit të tyre. Edhe pse në rrjet kanë qarkulluar vazhdimisht foto dhe video ku ata shiheshin bashkë, asnjëri prej artistëve nuk e ka konfirmuar publikisht natyrën e raportit të tyre.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit