Media boshnjake befason për Granit Xhakën, nuk heshti: Vërtet doni t’ju them…

Zvicra është e zemëruar pas eliminimit nga Argjentina në çerekfinale të Kampionatit Botëror.

Kartoni i dytë i verdhë për Breel Embolon, i dhënë pas ndërhyrjes së VAR-it për simulim, ka shkaktuar polemika të mëdha, ndërsa futbollistët zviceranë besojnë se janë dëmtuar nga gjykimi.

Argjentina siguroi kualifikimin në gjysmëfinale pas fitores 3:1 pas vazhdimeve, por ndeshja u shoqërua me diskutime të shumta rreth vendimeve të arbitrit portugez João Pinheiro.

Në minutën e 72-të, Pinheiro përjashtoi Breel Embolon me kartonin e dytë të verdhë, pasi rishikoi pamjet me VAR dhe vlerësoi se sulmuesi zviceran kishte simuluar për të fituar faull.

“Granit Xhaka nuk heshti pas eliminimit: “Vërtet doni t’ju them?”, është titulli i mediumit boshnjak “Sportsport”.

“Për zviceranët ky vendim ishte vendimtar dhe ndikoi drejtpërdrejt në rrjedhën e takimit.

Edhe pse, sipas rregullave të reja, ndërhyrja konsiderohet e lejueshme, kapiteni Granit Xhaka nuk e fshehu zhgënjimin”, ka shkruar më tej,

“Vërtet doni t’ju them çfarë ndodhi pas asaj që i ndodhi Egjiptit dhe Ishujve të Kepit të Gjelbër?”, deklaroi Xhaka.
Më pas ai vazhdoi:

“Kam vite të tëra në futboll dhe kurrë në jetën time nuk kam parë që VAR-i të ndërhyjë për simulim vetëm për t’i dhënë një lojtari kartonin e dytë të verdhë.

I njëjti VAR nuk ndërhyri gjatë ndeshjes kur futbollistët argjentinas bënin faulle ndaj nesh”

“Sonte arbitri u kujdes që ata të kishin çdo avantazh të mundshëm. Ne erdhëm të luanim futboll, jo të luftonim kundër gjyqtarëve.”

Edhe Remo Freuler reagoi ashpër ndaj vendimit.

“Është katastrofë. Nuk e kuptoj çfarë bëri arbitri në këtë rast.

Nuk e kuptoj si VAR-i mund ta ndryshojë kaq lehtë një ndeshje.

Ai shtoi se përjashtimi i Embolos ndryshoi plotësisht zhvillimin e takimit.

“Nuk mund ta ndryshojmë rregullin, por ky vendim e vrau ndeshjen.

Mos e vrisni futbollin në këtë mënyrë. Me 11 kundër 11 i kishim nën kontroll.”

Pas eliminimit, në opinionin sportiv zviceran mbizotëron bindja se kombëtarja u dënua dyfish: jo vetëm për shkak të kartonit të kuq të Embolos në momentin kur skuadra po dukej më e rrezikshme, por edhe sepse ekziston përshtypja se për kombëtaret e mëdha dhe ato më të vogla zbatohen standarde të ndryshme të gjykimit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit