Janina Ymeri e Lidhjes Demokratike të Kosovës i ka reaguar Armend Mujës së Vetëvendosjes i cili shërben edhe si ministër në detyrë i bujqësisë. Ky i fundit tha se Kosova “e ka siguru bukën e vet,” duke folur për të mbjellat dhe korrat e grurit.
Ymeri e vlerësoi për deklarim “socialist” dhe “propagandë politike të viteve 80-ta.”
Postimi i plotë:
Me këto deklarata alla sistem socialist, na larg e kemi Europën.
‘Vetmjaftueshmëria e Kosovës, 125%’
‘Kosova drejt plotësimit të të gjitha nevojave të saj.’
‘Kosova, sigurisht e ka siguru bukën e vet. ‘
Edhe sa vjet duhet me dëgju këto propaganda politike të viteve 80!








