Holloway “hakmerret” ndaj McGregorit pas një dekade, gjithçka përfundoi brenda dy minutash

Conor McGregor pësoi një dëmtim të rëndë në gju dhe u detyrua të largohej nga dueli që në fillim, duke i dhënë Max Hollowayt fitoren me nokaut teknik (TKO) në raundin e parë të UFC 329.

Rikthimi i shumëpritur i yllit irlandez në oktagon zgjati vetëm pak më shumë se një minutë. McGregor u dëmtua gjatë tentimit për një goditje fluturuese, duke mbetur i paaftë për të vazhduar përballjen, ndërsa arbitri vendosi ta ndërpriste menjëherë duelin.

Për Hollowayn, kjo ishte një fitore historike, pasi ishte paraqitja e tij e parë në kategorinë welterweight (77 kilogramë). Triumfi ndaj një prej emrave më të mëdhenj në historinë e UFC-së i dha një nisje të jashtëzakonshme aventurës së tij në këtë divizion.

Dy luftëtarët ishin përballur edhe në vitin 2013, kur McGregor kishte fituar me vendim unanim të gjyqtarëve. Edhe atëherë irlandezi kishte pasur probleme me gjurin, por kishte arritur ta përfundonte duelin.

Ndërkohë, raportimet e para sugjerojnë se dëmtimi i McGregorit mund të jetë në ligamentet e gjurit, çka mund ta mbajë atë për një periudhë të gjatë jashtë oktagonit dhe të rikthejë pikëpyetjet për të ardhmen e karrierës së tij.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit