Sipas deklarimeve të përcjella nga Faton Ramadani, Arben Kiqina ka rrëfyer se një ditë pas ngjarjes ishte intervistuar nga një polic ndërkombëtar dhe disa policë vendorë, të cilët e kishin pyetur: “Kur ke gjuajtur me armë?”.
Kiqina ka thënë se nuk e mbante mend nëse kishte gjuajtur me armë. Më pas, sipas tij, atij dhe personave të tjerë u ishin kryer testi i parafinës dhe analiza të tjera, të cilat kishin rezultuar negative. Pas disa orësh, ata ishin liruar.
Sipas Ramadanit, këto prova nuk u trajtuan siç duhej dhe u fshehën me qëllim që të mbuloheshin autorët e vërtetë të rastit.
Ai pretendon se, pas 24 vitesh, provat e fshehura kanë dalë në dritë, ndërsa shton se drejtësia ende nuk ka vepruar për zbardhjen e plotë të rastit.








