Këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj ka reaguar publikisht ndaj raportimeve të shumta duke i quajtur të rreme pretendimet se është nën hetim nga SPAK-u.
Myrtezaj ka sqaruar se nuk është subjekt i asnjë hetimi nga SPAK-u, duke i quajtur këto pretendime si të rreme dhe të pabazuara.
Reagimin e saj e bëri përmes një deklarate të publikuar në InstaStory, në llogarinë e saj zyrtare në Instagram.
“Portalet dhe faqet që kanë publikuar ose shpërndarë lajme të pavërteta duke përfshirë emrin tim kanë keqinformuar opinionin publik”, ka deklaruar këngëtarja.









