Takimi me Kurtin, Abdixhiku: Diskutuam për shmangien e domosdoshme të zgjedhjeve të reja

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka thënë se takimi me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ishte një hap i mirë për hapjen e diskutimeve të mëtejshme lidhur me situatën politike në vend.

Pas takimit, Abdixhiku ka bërë të ditur se bisedimet u fokusuan në stabilitetin institucional dhe në “shmangien e domosdoshme të zgjedhjeve të reja”.

“Hap i mirë, i mbarë për të hapur kapitujt tjetër takues e diskutues”, ka thënë Abdixhiku para mediave.

Ai ka theksuar se gjatë takimit nuk është diskutuar për ndarje postesh, por për parime dhe çështje që lidhen me funksionimin e institucioneve.


Abdixhiku ka deklaruar se palët kanë diskutuar për nevojën e stabilitetit institucional dhe për mundësinë e shmangies së zgjedhjeve të reja, duke lënë të hapur mundësinë e vazhdimit të komunikimit në ditët në vijim.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit