Kadrijaj: Kurti të mos merret me AAK-në, nëse na i plotëson kërkesat ia bëjmë kuorumin

Deputetja e zgjedhur e AAK-së, Time Kadriaj, ka folur për deklarimet e sotme të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, rreth vendimit të AAK-së për të mos i shkuar në takim.


Kadriaj ka thënë se Kurti s’ka nevojë të merret me AAK-në, duke theksuar se nëse deklarohet se i plotëson gjashtë kushtet e këtij subjekti, atëherë partia që drejton Gjini do t’ia bëjë kuorumin për president.

“S’ka nevojë të merret me AAK-në. Pse spo flet për kërkesat e Aleancës, me thanë që AAK ka qenë transparente prej fillimit dhe se i realizon ato kërkesa për t’i marrë votat tona. A po don me bo zgjidhje, s’ka nevojë me u marrë pse Aleanca s’ka shku në takim. Ne i kemi bërë kërkesat, s’ka pasur reflektim nga z. Kurti që i realizon ato”, ka deklaruar ajo

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit