Djali i Jakup Krasniqit e viziton atë në Hagë: Kanë mbetur edhe pak javë deri te vendimi përfundimtar

Altin Krasniqi, djali i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, sot e ka vizituar babanë e tij në Hagë, vetëm pak javë para shpalljes së aktgjykimit për katër ish-krerët e UÇK-së.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai tha se, pavarësisht gati gjashtë viteve të procesit gjyqësor, krenaria për luftën çlirimtare dhe idealin e lirisë mbetet e pandryshuar.


Sot isha për vizitë në Hagë. Kanë mbetur edhe pak javë deri te vendimi përfundimtar. Pavarësisht gati 6 viteve të padrejtësisë, një gjë ka mbetur e pandryshuar: krenaria për luftën çlirimtare, për idealin e lirisë dhe për ata që nuk u përkulën as atëherë e nuk përkulen as sot. Me besim të palëkundur në të vërtetën dhe me kokën lart, presim epilogun e këtij procesi”, ka shkruar Altin Krasniqi.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit