Gecaj i kërkon dorëheqjen Lumir Abdixhikut: Mos na fut në telashe, bëje një hap prapa

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bajram Gecaj, i ka bërë thirrje publike kryetarit të partisë, Lumir Abdixhiku, që të japë dorëheqje nga pozita e tij udhëheqëse.


Përmes një reagimi në Facebook, Gecaj është shprehur i shqetësuar për situatën brenda partisë, duke kërkuar një “akt përgjegjësie” nga kryetari aktual për të shmangur përçarjen e mëtutjeshme të LDK-së.

“AMAN KRYETAR LUMIR ABDIXHIKU … mos e bëj horë krejt veten e edhe neve. Mos e këput krejt partinë që tashmë është e ndarë. Mos na fut në telashe të panevojshme. Bëje një hap prapa, jep dorëheqje dhe le të përqendrohemi te qëllimi kryesor i bashkimit të forcave për mposhtjen përfundimtare të ekstremit të majtë. Ndonjëherë, dorëheqja nuk është humbje, por akt përgjegjësie.”


Sipas Gecajt, dorëheqja e Abdixhikut do t’i shërbente një qëllimi më të madh: bashkimit të forcave politike me synim mposhtjen e asaj që ai e quan “ekstrem i majtë”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit