Haziri: LDK-ja s’e sheh si opsion mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka bërë të ditur se kryesia e partisë është duke diskutuar çështje të rëndësishme, përfshirë analizën e rezultatit zgjedhor dhe mundësitë për bashkëpunim në procesin e ndërtimit të institucioneve.

Haziri ka theksuar se aktualisht nuk ka hapësirë dhe arsye për të menduar për zgjedhje të jashtëzakonshme në vjeshtë.

“Nuk ka vend, hapësirë dhe asnjë arsye për të menduar zgjedhje të jashtëzakonshme në vjeshtë”, ka deklaruar Haziri.


Ai ka bërë të ditur se LDK-ja po shqyrton edhe letrën e dërguar nga lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ndërsa ka thënë se qëndrimi zyrtar i partisë do të bëhet publik pasi të përfundojnë diskutimet brenda strukturave të saj.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit