Tensione në LDK/ Krasniqi: Kam nënshkruar për shkarkimin e Lumir Abdixhikut

Tensionet brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) po vazhdojnë të rriten pas rezultatit të fundit zgjedhor, ndërsa një numër delegatësh kanë nisur mbledhjen e nënshkrimeve për kërkesën për mbajtjen e një kuvendi të jashtëzakonshëm të partisë.

Ish-deputetja e LDK-së dhe nënkryetarja e degës së kësaj partie në Vushtrri, Rrezarta Krasniqi, ka konfirmuar se është njëra nga delegatet që ka nënshkruar kërkesën për shkarkimin e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku.

“Po, kam nënshkruar për shkarkimin e Lumir Abdixhikut”, ka deklaruar Krasniqi.

Sipas raportimeve, në mesin e delegatëve që kanë firmosur kërkesën janë mbi 150 përfaqësues të partisë nga degë të ndryshme. Edhe nga dega e LDK-së në Vushtrri, disa anëtarë kanë mbështetur këtë iniciativë.


Kërkesa për ndryshime në udhëheqjen e partisë është paraqitur pas rezultatit zgjedhor të 7 qershorit, me disa degë të LDK-së që tashmë kanë kërkuar publikisht dorëheqjen e Abdixhikut.

Ndërkohë, Kryesia e LDK-së pritet të zhvillojë sot një mbledhje, ku një nga temat kryesore pritet të jetë situata e krijuar brenda partisë dhe kërkesat për një proces të jashtëzakonshëm zgjedhor.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit