Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha ka deklaruar se partia ku bënë pjesë ai, nuk ka ndryshuar qëndrim sa i përket mundësisë së bashkëpunimit me Lëvizjen Vetëvendosje.
Berisha tha se AAK-ja mbetet në të njëjtën linjë politike që ka mbajtur edhe më herët.
“S’kemi qëndrim për të bashkëpunuar me LVV. Qëndrimi jonë është si i mëhershëm, nuk e ndryshojmë”, deklaroi Berisha.








