Pas certifikimit të zgjedhjeve, Kryesia e LDK-së mblidhet nesër për diskutime politike

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) do të mblidhet të enjten, më 9 korrik 2026, pas certifikimit të rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare.

Mbledhja e Kryesisë së LDK-së është paraparë të nisë në orën 15:00, ndërsa lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i kësaj partie, Besian Mustafa.

Takimi vjen një ditë pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të 7 qershorit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Në këto zgjedhje, LDK ka marrë 16.69 për qind të votave, duke siguruar 18 ulëse në Kuvendin e Kosovës.


Pritet që në këtë mbledhje të diskutohen zhvillimet e fundit politike pas përfundimit të procesit zgjedhor, si dhe hapat e ardhshëm të partisë në kuadër të formimit të institucioneve të reja.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit