Sukses global për Don Xhonin, albumi “100%” futet në Top 10 në Spotify

Don Xhoni ka shënuar një tjetër sukses të rëndësishëm në karrierën e tij muzikore, pasi albumi i tij më i ri, “100%”, është renditur në një prej top-listave globale të Spotify.

Sipas klasifikimit të publikuar për albumet e reja me debutimin më të fortë në nivel botëror për periudhën 3–5 korrik, reperi shqiptar është pozicionuar në vendin e nëntë.

Ky rezultat konsiderohet një arritje e rëndësishme jo vetëm për Don Xhonin, por edhe për muzikën shqiptare, veçanërisht për skenën hip-hop, pasi ai renditet në të njëjtën listë me emra të njohur ndërkombëtarë.

Në krye të klasifikimit qëndron Madonna, ndërsa pjesë e listës janë edhe artistë të njohur si Ken Carson dhe reperi gjerman Bonez MC.

Suksesi i albumit “100%” pasqyron mbështetjen e madhe që Don Xhoni gëzon nga publiku i tij, si në trojet shqiptare, ashtu edhe në diasporë dhe më gjerë. Mobilizimi i fansave menjëherë pas publikimit të albumit duket se ka ndikuar ndjeshëm në këtë rezultat.

Albumi sjell një kombinim të energjisë karakteristike të reperit me stile dhe ritme të ndryshme, duke konfirmuar pozicionin e Don Xhonit si një prej artistëve shqiptarë më të dëgjuar dhe më të pranishëm në tregun digjital ndërkombëtar.

Me këtë arritje, Don Xhoni vazhdon ta forcojë statusin e tij si një nga emrat më të suksesshëm të skenës moderne shqiptare, duke dëshmuar se muzika shqipe mund të ketë jehonë edhe në rang global.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit