Hoti: Përfaqësuesja e SHBA-së edhe sot i kërkoi Kosovës t’i diversifikojë burimet e energjisë duke iu referuar gazit amerikan

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar pas deklaratave të së Ngarkuarës me Punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Anu Prattipati, duke theksuar se edhe sot është përsëritur kërkesa që Kosova të diversifikojë burimet e energjisë përmes projektit të gazit amerikan.

Përmes një postimi, Hoti tha se përfaqësuesja e SHBA-së e ka vënë sërish theksin te rëndësia e këtij projekti strategjik për sektorin energjetik të Kosovës.

“Edhe sot, duke iu referuar projektit të gazit amerikan, përfaqësuesja e SHBA-së në Kosovë kërkoi që Kosova të diversifikojë burimet energjetike.


Ajo e përshëndeti angazhimin e Odës Ekonomike Amerikane në mbështetje të këtij projekti madhor dhe strategjik”, ka shkruar Hoti.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit