Policia e Kosovës njoftoi sonte ekstradimin e një të dyshuari, nga Hungaria në Kosovë.
“I dyshuari ishte arrestuar nga autoritetet hungareze pasi që i njëjti kërkohej përmes INTERPOL-it me letër rreshtim ndërkombëtar, të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës për veprën penale “Armëmbajtje pa leje dhe fshehje e provave” dhe i njëjti i ishte shmangur drejtësisë” deklaroi policia.
Burimet pohojnë se personi në fjalë ishte i përfshirë në rastin e njohur si “Kobra”.
Sipas të njëjtave burime, bëhet fjalë për Roland Susurin, që edhe më herët ishte arrestuar për të njëjtin rast.
Sipas njoftimit policor, pas ekstradimit, Susuri u është dorëzuar njësive përkatëse policore për vazhdim me procedurat tjera ligjore.
Kujtojmë se më 3 janar 2023, në lokalin “Kobra City” në Prizren, u vra një shtetas i Shqipërisë.








