Të mërkurën certifikohen rezultatet e zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet të mërkurën, më 8 korrik, për të certifikuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat u mbajtën më 7 qershor.


Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili njoftoi se mbledhja do të nisë në orën 11:00.

Sipas Elezit, ky vendim vjen pasi Gjykata Supreme ka shqyrtuar dhe ka vendosur lidhur me të gjitha ankesat e paraqitura nga subjektet politike dhe kandidatët në këtë institucion.

“Në rend dite është certifikimi i rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat janë mbajtur më 7 qershor. Mbledhja është caktuar pas vendosjes nga Gjykata Supreme për ankesat e paraqitura në këtë institucion”, ka thënë Elezi.

Me certifikimin e këtyre rezultateve i hapet rrugë konstituimit të legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës dhe formimit të institucioneve të reja të dala nga vota e 7 qershorit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit