Deputeti i zgjedhur i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri, ka bërë një deklaratë gjatë një interviste në DTV, duke pretenduar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë në gjendje të likuidojnë liderë politikë nëse ata dalin kundër interesave amerikane.
Duke diskutuar mbi raportet e Kryeministrit Albin Kurti me ShBA-në, Bahtiri ka insistuar se asnjë udhëheqës nuk mund të qëndrojë në pushtet duke pasur qëndrime anti-amerikane.
Sipas tij, Uashingtoni zyrtar nuk heziton të ndërmarrë masa ekstreme kur preken interesat e tij strategjike.
“Qysh mendoni ju, që me kanë dikush kundër Amerikës edhe mundet me kanë në qeveri? Asnjëherë. Kurrë. Asnjëherë. Ata janë në gjendje, kur është interesi amerikan edhe Kryetarin e shtetit me e likuidu. Siç edhe ka ndodh, ju e dini. E le më një Kryeministër…” – ka deklaruar Bahtiri.








