Trump mbërrin në Ankara për samitin e NATO-s, aleatët prezantojnë kontrata miliardëshe për mbrojtjen

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka mbërritur në Ankara për të marrë pjesë në samitin dyditor të NATO-s, ku vendet anëtare po prezantojnë kontrata të reja ushtarake me vlerë miliarda dollarë, në përpjekje për të forcuar mbrojtjen dhe për të rritur shpenzimet në sektorin e sigurisë.

Samiti zhvillohet një vit pasi aleatët e NATO-s u zotuan të rrisin shpenzimet për mbrojtjen në 5 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), pas kërkesave të vazhdueshme të presidentit amerikan.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, deklaroi se vendet evropiane po përmbushin angazhimet e tyre duke rritur buxhetet ushtarake dhe duke marrë më shumë përgjegjësi për mbrojtjen e kontinentit përballë kërcënimeve nga Rusia.

Para nisjes zyrtare të samitit, NATO organizoi një forum të industrisë së mbrojtjes, ku u prezantuan projekte të reja dhe u nënshkruan kontrata me vlerë miliarda dollarë, raporton Euronews, transmeton Sinjali.

“Vendet aleate dhe kompanitë nga të dyja anët e Atlantikut do të prezantojnë projekte madhore dhe do të nënshkruajnë kontrata me vlerë miliarda dollarë. Këto janë investime në sigurinë tonë, në ekonomi dhe në krijimin e qindra mijëra vendeve të reja të punës”, tha Rutte.


Ndër marrëveshjet e para të shpallura janë kontrata për dronë të rinj, avionë për furnizim me karburant në ajër dhe avionë të mbikëqyrjes, me synimin për të forcuar kapacitetet mbrojtëse të Evropës.

Megjithatë, Trump ka vazhduar të kritikojë aleatët evropianë, duke pretenduar se ata nuk kanë vepruar mjaftueshëm shpejt, veçanërisht pasi disa vende evropiane kufizuan përdorimin e bazave të tyre nga forcat amerikane për sulme ndaj Iranit.

“Është qesharake që SHBA-ja të vazhdojë në këtë rrugë të njëanshme, kur marrëdhënia nuk është reciproke. Ata nuk ishin aty për ne”, shkroi Trump së fundmi në platformën e tij Truth Social.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit