Pretendimet për keqtrajtim në Gazimestan, nisin hetimet

Avokati i Popullit ka nisur hetime sipas detyrës zyrtare lidhur me pretendimet për keqtrajtim të personave të arrestuar gjatë tubimit të Vidovdanit në Gazimestan, më 28 qershor 2026.

Sipas njoftimit, hetimet janë hapur pas ankesave të pranuara nga qytetarë, informatave të dërguara nga organizata joqeveritare dhe raportimeve të publikuara në media.

Pretendimet lidhen me trajtimin e të arrestuarve gjatë transportimit të tyre në stacion policor, ku është raportuar për përdorim të dhunës fizike dhe psikike, si dhe për shkelje të mundshme të të drejtave të tyre.

Avokati i Popullit ka bërë të ditur se qëllimi i hetimeve është verifikimi i fakteve dhe vlerësimi nëse janë respektuar standardet ligjore dhe ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të personave të privuar nga liria.


Institucioni ka theksuar se çdo pretendim për keqtrajtim apo përdorim të tepruar të forcës kërkon hetim të pavarur dhe të paanshëm.

Pas përfundimit të procesit, Avokati i Popullit pritet t’i bëjë publike gjetjet dhe rekomandimet e tij.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit