Faton Peci ua kthen më të mirën votat mërgimtarëve: Ua kursen 1 euro për parking – parkingje falas për veturat me targa ndërkombëtare

Me ardhjen e sezonit veror dhe kthimin e mërgimtarëve në Mitrovicë, kryetari i Komunës, Faton Peci, ka njoftuar një “lehtësim të madh” për bashkatdhetarët: parkingje falas për veturat me targa ndërkombëtare.

Sipas njoftimit të tij, mërgimtarët do të mund të parkojnë pa pagesë në disa hapësira të institucioneve komunale, përfshirë parkingun para dhe prapa objektit të Komunës, atë të Palestrës Sportive “Minatori”, Bibliotekës së Qytetit dhe Muzeut të Qytetit.


Ky vendim është prezantuar si mbështetje për mërgimtarët për shkak të numrit të madh të tyre gjatë verës.

Pra, pas gjithë kontributit dhe mbështetjes që shumë mërgimtarë i dhanë Pecit në fitoren e tij në Mitrovicë, “përfitimi” i mërgimtarëve këtë sezon nga Peci është kursimi i një euroje për parking.


Ndryshe për çdo vit për mërgimtarët ishin hapur parkingje në oborret e shkollës ndërsa këtë vit, Peci ka menduar t’i ofrojë më afër qendrës ani pse shumica e tyre janë të mbushur me vetura zyrtare.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit