Një cisternë nafte afër Hormuzit goditet nga një predhë

Një cisternë nafte është goditur nga një “predhë e panjohur” teksa po lundronte në brigjet e Omanit afër Ngushticës së Hormuzit më 7 korrik, duke shkaktuar zjarr.

Megjithatë, nuk është raportuar për viktima po dëme mjedisore, tha Organizata e Mbretërisë së Bashkuar për Tregtinë Detare (UKMTO).

Ky monitorues i sigurisë së lundrimit tha se anija u godit teksa po udhëtonte drejt jugut dhe u bëri thirrje anijeve “që të kalojnë me kujdes” në atë zonë, teksa autoritetet po kryejnë hetimet.


Incidenti ndodhi afër një prej rrugëve më të rëndësishme në botë për transportin e energjisë, pavarësisht një armëpushimi që është në fuqi mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit.

Armëpushimi i brishtë u arrit në prill, pasi Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli nisën sulme ajrore ndaj Iranit në fund të shkurtit.

Duke cituar dy zyrtarë të paidentifikuar amerikanë, Axios raportoi në orët e vona të 6 korrikut se Irani “ka gjuajtur të paktën dy raketa ndaj anijeve tregtare” dhe se një anije tjetër po ashtu ishte goditur.

Ky pretendim nuk ka mundur të verifikohet në mënyrë të pavarur dhe Pentagoni nuk është përgjigjur menjëherë për koment.

Nëpër Ngushticën e Hormuzit kalon rreth një e pesta e furnizimeve botërore me naftë të papërpunuar.

Përderisa lundrimet e anijeve tregtare kanë rinisur nëpër Hormuz, rreziqet e sigurisë mbeten të larta në këtë zonë, por edhe në ujërat afër Jemenit, ku tregtarët detarë janë përballur vazhdimisht me sulme ditëve të fundit.

Irani ka kërcënuar se do të vendosë tarifa për kalimin e anijeve nëpër Ngushticën e Hormuzit dhe ka qëlluar ndaj anijeve që ka thënë se nuk janë koordinuar me autoritetet iraniane. Shumica e shteteve të botës kundërshtojnë përpjekjet e Teheranit për të kontrolluar trafikun detar në këtë rrugë ujore ndërkombëtare.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit